Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Hajnat i hyjnë në shtëpinë e Shkodran Mustafit, i vjedhin gjësende në vlerë prej 1 milion euro

Hajnat i hyjnë në shtëpinë e Shkodran Mustafit, i vjedhin gjësende në vlerë prej 1 milion euro

by rks2008


Shkodran Mustafi ka qenë viktimë e një suImi të hajnave, të dielën e kaluar.

Tre persona me kapuç hynë në shtëpinë e tij dhe plaçkitën gjësende me vlerë afër një milion euro , duke përfshirë para, bizhuteri, çanta markash dhe gjëra të tjera.

SuImuesit nuk kanë ushtruar dh unë kur futbollisti u gjend në një kat tjetër të pallatit dhe u larguan me nxitim kur e kuptoi grabitjen, shkruan levante, transmeton Klankosova.tv.

Garda Civile po përpiqet të gjejë dhe identifikojë autorët e kësaj grabitjeje dhe nëse ata janë anëtarë të një organizate që kanë bastisur shtëpitë e futbollistëve të tjerë kohë më parë, duke përfituar nga ditët e ndeshjeve dhe mitingjet, apo nëse janë krimineIët e zonës.

Lexo edhe:  S'ka më sorra: Skenderaj vendos aparaturat e shtrejta për largimin e sorrave nga qyteti

Ngjarjet ndodhën natën e së dielës deri të hënën në rrugën Merla në urbanizimin Torre En Conill de Bétera.

Me sa duket, hajdutët, tre burra që fshihnin fytyrat me kapuç, kanë hyrë në shtëpinë e Mustafit perms dritares së njërit prej ballkoneve të shtëpisë, pasi kanë hyrë në parcelë përmes fushës së golfit që ndodhet pas shtëpisë.

Lexo edhe:  Me rrogë 1474 euro, kështu i priste “mysafirët” në zyrë ish-shefi i marketingut në RTK (FOTO)

Futbollisti, mjaft aktiv në rrjetet sociale, shfaqet në disa fotografi në shtëpinë e tij, të cilat do t’u kishin dhënë suImuesve të dhënat e nevojshme për vendndodhjen e shtëpisë dhe aksesin e mundshëm përmes një gardh të thjeshtë që e ndan atë nga fushat e golfit që ndodhen pranë.

Me sa duket, hajdutët kanë qenë brenda ndërtesës për gjysmë ore dhe gjatë kësaj kohe kanë plaçkitur shtëpinë pa e vënë re Mustafi prezencën e tyre deri pak para se të iknin.

Lexo edhe:  Kosovaro u dërgon familjarëve foto intime të gruas: Kjo dhe motrat e saj shiten për para

Mustafi ka bërë tashmë denoncimin përkatës, në të cilin raporton vjedhjen e bizhuterive, çantave, orëve dhe parave, të gjitha në vlerë prej afro një milion eurosh.

You may also like