Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus “200 mijë euro për ta gjetur babanë gjallë”, Andin Ukshin Hoti kontaktohet nga Serbia

“200 mijë euro për ta gjetur babanë gjallë”, Andin Ukshin Hoti kontaktohet nga Serbia

by rks2008





Andin Hoti, i biri i Ukshin Hotit, ka treguar se i ishin kërkuar 200 mijë euro nga persona në Serbi në vitin 2020, kinse për t’ia gjetur babanë të gjallë.

Ai thotë se ka grupe kriminale në Serbi që kërkojnë para, duke mashtruar për informacione për të pagjeturit.

“Më ka ndodhur edhe mua”, shtoi ai.

Lexo edhe:  Leonora Jakupi pas dënimit të Gucatit e Haradinajt: Ju që e votuat Gjykatën Speciale ju thaftë dora (FOTO)

“U ndodh shumë familjarëve të tjerë në Kosovë, sidomos moshave të shtyra, nënave e baballarëve që janë në moshë të shtyrë. Ende sot i thërrasin në telefon, tentojnë me forma të tjera…u kanë kërkuar shuma të mëdha parash”, tha Hoti.

“Mua më ka ndodhur vitin e kaluar, kam dëgjuar shumë raste të tjera në Kosovë”, theksoi ai.

Lexo edhe:  Loja e fatit tim - Episodi 22 - PROMO

“Mua më ka ndodhur më 2020, kur në RTK ishte një lajm kinse Ukshin Hoti mund të jetë i varrosur në Lubeniq. Përmes Universitetit të Prizrenit, më ka kontaktuar dikush prej Serbisë, e fillimisht 200 mijë euro e pastaj 400 mijë euro e kështu me radhë, për me na e dorëzuar të gjallë”, deklaroi Hoti, në T7.

Lexo edhe:  Kopjimet e sofistikuara për patentë shofer – Detaje se si u kap një kandidat duke kopjuar në testim

Hoti tha se aktualisht 1617 persona janë të zhdukur që nga lufta në Kosovë.





You may also like