Arrigo Sacchi ka dhënë disa komente lidhur me dy skuadrat që janë në garë për titullin e kampionit në Serie A.
Interi dhe Milani po luftojnë njëra me tjetrën xhiro pas xhiroje, duke garuar për titullin e kampionit në Itali.
Komente për dy skuadrat ka dhënë edhe legjenda italiane e trajnerëve, Arrigo Sacchi për Gazzetta dello Sport.
Sacchi mendon se Milani po bën një futboll më modern krahasuar me Interin.
Arrigo Sacchi, mendon se ndërsa Interi është skuadra më e fortë në Itali, por stili i tyre i futbollit nuk është mjaftueshëm progresiv apo modern.
“Milani nuk janë skuadra më e fortë, por janë më afër me shpirtin evropian të futbollit modern, bashkë me Atalantan”, ka thënë Sacchi.
Në anën tjetër, Interi ka skuadër shumë më të fortë, por futbolli i tyre ka ngecur në vitet 1960-ta’”, ka shtuar italiani.
“Inter e luan mirë atë futboll, por është stil i skaduar që nuk ndihmon në gara ndërkombëtare”, ishin fjalët e ish-trajnerit të Italisë.