Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Lojtari i Villarrealit paralajmëron Liverpoolin para ndeshjes gjysmëfinale

Lojtari i Villarrealit paralajmëron Liverpoolin para ndeshjes gjysmëfinale

by rks2008


Villarreali ka paralajmëruar një luftë të madhe në gjysmëfinalen e Champions League.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Liverpool dhe Villarreal luhet sonte me fillim nga ora 21:00.

Para këtij takimi, disa fjalë ka thënë anësori i Villarreal, Samuel Chukwueze, i cili thotë se skuadra e tij nuk shkon në ‘Anfield’ për të humbur.

“Ne e dimë për Liverpoolin. Ata duhet të fitojnë, kështu që presioni është mbi ta”, ka thënë Chukwueze.

“Kemi skuadër dhe trajner mjaftueshëm të mirë për të garuar ndaj secilës skuadër në botë.

Lexo edhe:  Lista e lojtarëve që i dëshiron Erik ten Hag te Manchester Unitedi për sezoni e ri

Ne kemi një punë për të bërë dhe nuk shkojmë atje për të humbur. Pse mos të synojmë rezultat të mirë?

Kjo është çfarë shpresojmë të bëjmë”, ka shtuar nigeriani.

Chukwueze ishte ai që i shënoi golin eliminimit skuadrës së Bayern Munich.

You may also like