Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus “E njohu Kosovën”, mediat në Serbi mbushen me ballina kundër Putinit, Vuçiq i drejtohet kombit

“E njohu Kosovën”, mediat në Serbi mbushen me ballina kundër Putinit, Vuçiq i drejtohet kombit

by rks2008


Krahasimi që Vladimir Putin u ka bërë dy rajoneve me Kosovën duke thënë dy rajonet e Ukrainës Donetsk dhe Luhansk janë njohur nga Rusia në bazë të precedentit të Kosovës, kanë shkaktuar neveri në Serbi. Sot tabloidet serbe por edhe mediat më “serioze” që i ka në dorë Vuçiq, kanë shpërthyer me ballina antiputin duke thënë se ai në këtë mënyrë po e njeh Kosovën.

Një ditë pas deklaratës së Putinit për Kosovën si një precedent për njohjen nga Rusia të rajoneve të Ukrainës, të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR), mediat serbe reaguan në mënyrë agresive ndaj fjalëve të tij.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është biznesmeni që vdiq sot, dyshohet se i mori jetën vetës (FOTO)

Siç mëson media serbe “Blic”, Vuçiq do të ketë një fjalim të premten ose të shtunën, ku do të merret me deklaratën e presidentit rus për njohjen e rajoneve të Ukrainës. Vuçiq pritet të flas edhe furnizimin me gaz rus për Serbinë, veçanërisht në kuadër të ndërprerjeve të furnizimit nga Bullgaria fqinje.

Nga ana tjetër, faqet e para të gazetës serbe të së enjtes, veçanërisht ato të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit, tregojnë hapur tronditjen, nga ato që tha Putin.

Tutje, Blic sjell një ballinë në të cilën vihet në pikëpyetje besnikëria e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.

Tabloidi “Srpski Telegraf” është shumë më i ashpër – në ballinën e së enjtes ata shkruajnë: “Kështu janë vëllezërit rusë? Putini e goditi Serbinë pas shpine: Ai e shkëmbeu Kosovën me Donbas”.

Lexo edhe:  “O s’e kam marrë rrogën bre…”/ Vajza në këtë qytet e bën për spital babain pasi nuk i dha para

Edhe “Kurir” ka goditur Putinin në ballinë: “Interesi lakuriq: Putini mbron interesat në Donetsk dhe Lugansk me interesin e tij, pa marrë parasysh pozicionin e Serbisë në Kosovë”. Në vazhdim të titullit është interesant të theksohet mesazhi “shteti ynë duhet të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e veta”.

Tabloidi “Alo”, përdori deklaratën e Putinit në faqen e tij të parë në një “kontekst rajonal”. Kështu thotë “Festë në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”.

Lexo edhe:  “Ma dajes mos ban hajgare kshtu” – Dajat tregojnë si humbi jetën 17 vjeçari (VIDEO)

Linja “rajonale” përfshin edhe “Vecernje Novosti”, e redaktuar nga propagandisti famëkeq i Millosheviçit, Milorad Vucelic, i cili ka mbështetur fuqishëm dhe hapur Moskën që nga fillimi i pushtimit rus, ndryshe nga disa gazeta të tjera nën kontrollin e Vuçiqit. Novosti nxjerr në pah mbulimin e mediave kroate dhe boshnjake, kështu që së bashku me ‘screenshot-et’ e titujve nga portalet Jutarnji list dhe Dnevnik.ba, ata shkruajnë: “Sulmet nga Kroacia dhe BeH për shkak të deklaratës së kreut të Federatës Ruse:


Tabloidi “Objektiv” raporton “Thikë pas shpine: Putin e njeh Kosovën”.

You may also like