Home Fokus Këta janë dy personat e arrestuar që mashtruan 42-vjeçaren duke ia marrë 4000 euro kinse për vizë (EMRAT)

Këta janë dy personat e arrestuar që mashtruan 42-vjeçaren duke ia marrë 4000 euro kinse për vizë (EMRAT)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled





Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dje në Gjakovë nën dyshimin se ia kanë marrë 4 mijë euro një gruas kinse do ta pajisin me vizë. Gazeta Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarve dhe iu sjellë detajet lidhur me rastin.

Orland Gashi, 27 vjeç dhe Minur Latifi, 31 vjeç, dyshohen se bashkë e kanë mashtruar një grua në Gjakovë se do ta pajisin me vizë që të largohet nga vendi.

Lexo edhe:  Publikohen fotografitë, Tayna kapet mat me futbollistin italian

Ky ‘shërbim’, 42-vjeçares nga Gjakova i kushtoi plot 4 mijë euro, mirëpo në momentin që e morën pagesën, të dyshuarit nuk iu lajmëruan më asaj.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se pasi u arrestuan të dyshuarit janë intervistuar dhe e kanë pranuar veprën me të cilën ngarkohen.

Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  “Përfundoi jeta për ty, por edhe për ne si prindër” – Postimi prekës i babait të të riut që humbi jetën tragjikisht në Gjakovë

Përveç kësaj, siç mëson Sinjali, Latifi pas verifikimit ka rezultuar se ka qenë në kërkim policor nga Gjykata Themelore e Pejës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





You may also like