Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Kujdes – Kështu po mashtrohen qytetarët në Interex (FOTO)

Kujdes – Kështu po mashtrohen qytetarët në Interex (FOTO)

by rks2008





Nuk janë të rralla rastet kur konsumatorët po ankohen për mashtrime ndaj çmimeve në marketet në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali pretendon se i ka ndodhur i njëjti mashtrim, ku ai është ankuar për çmimin e një artikulli në marketin “Interex” në Fushë Kosovë.

Sinjalizuesi ka marrë një zbutës për rroba me bindjen që çmimi i tij është 2,59 euro, por në arkë çmimi nuk ka qenë i njëjtë dhe ai është detyruar të paguaj 70 centë më shumë pasi që çmimi ka qenë 3,29 euro.

Lexo edhe:  Fakte befasuese: Nuk mund ta besoni se në çfarë begatie jetonte populli në kohën e Gaddafit!

Sipas tij, ai ka vënë re se është mashtruar në momentin kur një person tjetër e ka vërejtur se ka paguar artikuj me çmime me të larta se ato që kanë qenë të vendosura në rafte.

“Këtë problem e gjeti një i moshuar që ishte pas meje, ishim duke i vendosur gjërat në qese, ai filloi të bënte zhurmë dhe më pas e kontrollova faturën pash që edhe unë isha pre e mashtrimeve”, ka deklaruar sinjalizuesi.

Lexo edhe:  Loja e fatit tim - Episodi 21 - Pjesa 2

Ai tutje tha që “pasi qe e fotografova menaxherja ma kthej diferencën”.

Sinjalizuesi ka bërë të ditur se ka rastin e ka lajmëruar edhe në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, por që këta të fundit nuk kanë qenë të qasshëm.

“Unë u mundova t’i lajmëroj DMK po këta të fundit nuk ma hapen telefonin por i shënova”, tha ai.

Lexo edhe:  “S’ke cofë ti bre t’i q* robtë, je e mirë me t’pre në fyt”, detaje si ndodhi ngjarja e rëndë





You may also like