Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Momenti kur Tahiri e kuptoi që shkaktoi skandal në kuvend (VIDEO)

Momenti kur Tahiri e kuptoi që shkaktoi skandal në kuvend (VIDEO)

by rks2008





Mimoza Kusari-Lila ia ka shfaqur në telefon Abelard Tahirit, momentin e sharjes me ofendimit të rëndë të shefit të deputetëve të PDK-së ndaj ligjvënësve të LVV-së.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, është shfaqur teksa ka komunikuar me Tahirin pas eskalimit të ish-ministrit të Drejtësisë.

Tahiri, është dëgjuar duke sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Lexo edhe:  "Pasi të dal nga këtu do t’i marr emrat e juaj dhe do të merrem personalisht me ju… e shihni kush jam unë”

Tahiri u dëgjua duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau….”, derisa vazhdoi t’i binte tavolinës me gotë.

Deputetët e VV-së nuk e linin të fliste Tahirin, pasi vetë ai së bashku me kolegët opozitarë penguan fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke goditur tavolinën me gotë.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, i kërkoi Tahirit ta tërhiqte fjalën dhe të kërkonte falje.

Lexo edhe:  "Bre vëlla çka u ba, që s’po na leni rahat, s’ka e as s’ka me pasë bir nane me mujt me na hekë"

Tahiri, ka kërkuar falje ndaj “atyre që mund të jenë ofenduar”.





You may also like