Home Fokus Nxënësi e bën për spital drejtoreshen, e godet me grushte në gjoks dhe kokë

Nxënësi e bën për spital drejtoreshen, e godet me grushte në gjoks dhe kokë

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Një drejtoreshë e një shkolle në fshatin Kçiq në komunën e Mitrovicës sot është suImuar fizikisht nga një nxënës.

Sinjali raporton se i dyshuari, i cili është 15-vjeçar, e kishte penguar drejtoreshën e shkollës teksa ajo po merrej me disa aktivitete me disa nxënës në oborrin e shkollës.

Sipas burimeve, drejtoresha po ngjyroste disa vazo me disa nxënës, kur kishte shkuar i dyshuari dhe i kishte derdhur ngjyrën me të cilën ajo po punonte.

Lexo edhe:  Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, këto janë krimet që dyshohet se i ka kryer në Kosovë (FOTO)

Drejtoresha kishte shkuar në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit që të bisedojë me prindin e tij, por që aty ishte g oditur me g rushte në gjoks dhe në kokë nga 15-vjeçari.

Lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ‘SuIm’ dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Plagosen dy persona në Pejë, njëri nga ta në gjendje të rëndë (DETAJE)

You may also like