Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Brenda shtëpisë më të bukur në Gjakovë – Mbanë veturën luksoze brenda në shtëpi (VIDEO)

Brenda shtëpisë më të bukur në Gjakovë – Mbanë veturën luksoze brenda në shtëpi (VIDEO)

by rks2008





Shqiptari që mban veturën brenda shtëpisë Është pothuajse e pamundur nëse kalon afër fshatit Planqor te komunës se Gjakovës dhe te mos shohësh flamurin e Republikës së Kosovës tek valon në shtëpinë e familjes Frrokaj.

Kened Frrokaj është një bashkatdhetar tjetër, i cili jeton në Zvicër, po në vendlindjen e tij ka ndërtuar një shtëpi madhështore prej 550 metrash katror.

Lexo edhe:  Kosovari u dërgon familjarëve foto intime të gruas: Kjo dhe motrat e saj shiten për para

Shtëpia e tij me një arkitekturë të frymëzuar te ajo greke, dallohet për shkak të skulpturave të shumta që ka, por më të veçantat janë ato të mbretërve ilir, Agronit dhe Teutës, në të dy anët e shtëpisë, përcjell rtv21.tv.

Brenda shtëpisë luksoze është një enterier mahnitës, i punuar me shumë kujdes dhe i menduar mjaft mirë. Tjetër veçori e kësaj ndërtese banimi janë edhe veturat, ku njërën prej tyre e mban edhe brenda shtëpisë.

Shtëpia e bashkëatdhetarit nga Gjakova, e cila theu rrjetet sociale në vitin 2016 ishte realizuar në kudër të emisionit ”Ma pikturo ëndrrën” nga gazetari i RTV21, Abaz Krasniqi dhe kjo video deri tani në kanalin e Youtubes numëron 917 mijë shikime. Ndryshe, ky reportazh ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Lexo edhe:  Ky është 67-vjeçari kosovar që u gjet i vdekur në shtëpi, jetonte i vetëm (FOTO)





You may also like