Home Fokus Këta janë dy nga 5 të arrestuarit për tragjedinë në Klinë (FOTO)

Këta janë dy nga 5 të arrestuarit për tragjedinë në Klinë (FOTO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled





Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Klinë, ku u v ra Fazli Hoxha, 23-vjeçar nga Malisheva. Për këtë v rasje të rëndë u arrestuan fillimisht pesë persona, njëri prej të cilëve më pas u lirua.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personat që u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje si të dyshuar për këtë rast janë:

Agron Gashi,

Ardit Gashi,

Nderim Gashi dhe

Bahri Gashi.

Përveç tyre, Sinjali mëson se Policia fillimisht kishte arrestuar edhe një person tjetër, i cili pas verifikimit është konstatuar se i njëjti nuk ishte i përfshirë në rast dhe është liruar menjëherë.

Lexo edhe:  I dyshuari në rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj: Kam hyrë në dhomë dhe ia kam parë trupin e mavijosur

Pas arrestimit të të dyshuarve, Policia në shtëpitë e tyre nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë, teksa në vendin ku ndodhi krimi janë sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë, që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.

V rasja e 23-vjeçarit dhe pIagosja e dy vëllezërve të tij

Lexo edhe:  Temperatura deri në 34 gradë, ky është parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Sipas burimeve të Sinjalit, dy vëllezërit e të v rarit janë jashtë rrezikut për jetë. M.Hoxha u piagos me a rmë zjarri, derisa vëllai tjetër A.Hoxha pësoi lëndime nga suImi me mjete të forta.

I riu që u v ra sonte ka qenë djali më i vogël i familjes Hoxha nga fshati Gollubovc i Malishevës. Ai ka lënë pas vetes edhe 8 vëllezër të tjerë.

Motivi i kësaj tragjedie sipas informatave të para dyshohet se është hakmarrja për një incident të mëhershëm që ka ndodhur në Itali.

Lexo edhe:  Ky është 24-vjeçari që iku nga vendi i ngjarjes pasi goditi me veturë dy vajzat në Prishtinë (EMRI/MBIEMRI)





You may also like