Barcelona është nikoqire e Mallorcas në Camp Nou për ndeshjen e javës së 34 në La Liga.
Blaugranët akoma nuk e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi që krahas Atletico Madridit në vend të katërt, Real Sociedadi në vend të pestë, por edhe Real Betisi në vend të gjashtë mbesin matematikisht në garë.
Në anën tjetër, Mallorca është duke luftuar për mbijetesë, duke qenë se ka vetëm një pikë më shumë se Granada që ndodhet në zonën e rënies nga liga.
Trajnerët Xavi Hernandez dhe Javier Aguirre i kanë vendosur taktikat dhe i kanë bërë zgjedhjet për skuadrat që do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.