Home Fokus E mori veturën në ‘Rent a car’ – Ky është mërgimtari që dyshohet për aksidentin ku vdiq një person, iku nga vendi i ngjarjes

E mori veturën në ‘Rent a car’ – Ky është mërgimtari që dyshohet për aksidentin ku vdiq një person, iku nga vendi i ngjarjes

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën Gjilan – Kamenicë afër fshatit Ranillug, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i Iënduar. E personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është Yll Destani.

Lexo edhe:  Ndërpritet seanca, Konjufca: Deputetët edhe po e lëshojnë qëllimisht këtë seancë

Sipas burimeve, Destani jeton jashtë Kosovës dhe veturën me të cilën shkaktoi aksidentin e ka marrë me qira në një ‘Rent a car’.

Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  “Asgjë nuk t’i kam bë djalit, çka t’bëj ty – ta mushi gjoksin pluma”

You may also like