Home Fokus Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e rëndë me një “rent a car”

Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e rëndë me një “rent a car”

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën Gjilan – Kamenicë afër fshatit Ranillug, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i Iënduar. E personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që ka humbur jetën është M.B., rreth 70-vjeçar.

Sipas burimeve, M.B., si pasojë e pIagëve të marra, ka ndërruar jetë në qendrën spitalore në Gjilan.

Lexo edhe:  "Shoqet e saj më treguan për maltretimin e bërë nga Dardan Krivaqa" - Dëshmia prekëse e nënës se Marigona Osmanit (DOKUMENT)

Po ashtu Sinjali ka mësuar edhe identitetin e personit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, i cili më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Bëhet fjalë për Yll Destanin, i cili jeton jashtë Kosovës dhe veturën me të cilën shkaktoi aksidentin e ka marrë me qira në një ‘Rent a car’.

Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.

Lexo edhe:  Kjo është maturantja kosovare e cila mori më së shumti pikë në Testin e Maturës | FOTO

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./sinjali

You may also like