Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Letra emocionuse e ish-komandantit në lamtumirën e fundit të policit Xhemajl Muja (FOTO)

Letra emocionuse e ish-komandantit në lamtumirën e fundit të policit Xhemajl Muja (FOTO)

by rks2008


Sot i është dhënë lamtumira e fundit, ish-ushtarit të UÇK-së njëherit edhe zyrtarit të Policisë së Kosovës Xhemajl Muja, shkruan GazetaDemos.

Për vdekjen e papritur të tij me një letër me dorëshkrim ka reaguar edhe Ferki Karaxha, komandant i kompanisë së lll-të, Bataloni i parë Sadri Lladrovci, Brigada 114 “F-Lladrovci”.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, sot morëm lajmin e hidhur për humbjen e luftëtarin Xhemajl Mehmet Muja, i cili na tronditi thellë. Lajmin që më së paku do ta donim dhe e prisnim por vdekja nuk pyet e na i rrëmbenë edhe më të mirët, më të dashurit dhe më të nëvojshmit”, u shpreh ai.

Lexo edhe:  Ja si duken sot pesënjakët që nëna nga Kosova i lindi para 25 vitesh (FOTO - VIDEO)

Karaxha letrën e vazhdoi duke ia siguruar Mujës që do ta përcjellë porosinë dhe rrugëtimin e tij në gjithë përpjekjen për çlirim.

“Familja Muja kishte traditë të vazhdueshme për rritjen e trimave, të cilët në çdo kohë e dëshmuan vetën me guxim, trimëri përkushtim ndaj vlerave kombëtare”, tha ai.

“Xhemajl Muja do të radhitet në radhët e UÇK-së në momentin më të kërkueshëm, do të radhitet në radhët e luftëtarëve më të guximshëm”, u shpreh ish-komandanti.

Lexo edhe:  Shkolla private në Kosovë braktis maturantin në Budva, familjarët e nxënësit: Gjithçka u bë në shenjë hakmarrje

Karaxha gjithashtu tha se Muja pavarsisht sfidave të shumta që i dolën përballë, ai diti t’i luftojë e të dal fitimtarë.

“Xhemajl Muja pas vetës do të lë një jetë-shkrim të vlefshëm për bashkëluftëtarët e tij, për kombin e për familjen e cila e rriti dhe e edukoi në frymën kombëtare një trim të till”…

Letra e plotë pa ndërhyrej:

Pamje nga ceremonia e varrimit, ku morën pjesë kolegët e bashkëluftëtarët e tij:

Lexo edhe:  Ky është rreshteri policor që rrahu pamëshirshëm policen në Pejë (FOTO)

You may also like