Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Vrasja e 23-vjeçarit – Gjykata merr vendim për pesë të dyshuarit (FOTO)

Vrasja e 23-vjeçarit – Gjykata merr vendim për pesë të dyshuarit (FOTO)

by rks2008





Gjykata Themelore e Pejës u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim pesë të arrestuarve, që dyshohet se janë përfshirë në v rasjen e 23-vjeçarit nga Malisheva, Fazli Hoxha.

Për Sinjalin, këtë e ka konfirmuar njëri nga mbrojtësit e të dyshuarve, avokati Gëzim Kollqaku.

Sinjali ka raportuar se të dyshuarit për v rasje të rëndë janë: Agron Gashi, Ardit Gashi, Nderim Gashi, Basri Gashi dhe Bahri Gashi.

Lexo edhe:  Ky është ushtari i FSK-së që dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe kërcënoi Policinë – Familja e ndau foshnjën 3-muajshe nga gruaja e tij

Motivi i v rasjes së 23-vjeçarit dhe pIagosja e dy vëllezërve të tij

Sipas burimeve të Sinjalit, dy vëllezërit e të v rarit janë jashtë rrezikut për jetë. M.Hoxha u pIagos me a rmë z jarri, derisa vëllai tjetër A.Hoxha pësoi Iëndime nga suImi me mjete të forta.

I riu që u v ra të enjten, ka qenë djali më i vogël i familjes Hoxha nga fshati Gollubovc i Malishevës. Ai ka lënë pas vetes edhe 8 vëllezër të tjerë.

Lexo edhe:  Marrëdhenie me policët serbë - Babai i një vajze thoshte a ka trim që ma vret vajzën time (DETAJE)

Motivi i kësaj t ragjedie sipas informatave të para dyshohet se është hakmarrja për një incident të mëhershëm që ka ndodhur në Itali.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





Lexo edhe:  “Ma dajes mos ban hajgare kshtu” – Dajat tregojnë si humbi jetën 17 vjeçari (VIDEO)

You may also like