Gara për titullin e kampionit në Serie A viteve të fundit nuk ka qenë asnjëherë më interesant sesa këtë edicion.
Milani dhe Interi po garojnë për titullin e kampionit në Serie A, me vetëm dy pikë që i ndan dy skuadrat në kreun e tabelës.
Trajneri i Inter, Simone Inzaghi nuk është dorëzuar. Ai beson se deri në fund gjithçka është e mundshme.
“Ka akoma nëntë pikë në lojë. Gjithçka është e mundur”, ka thënë Inzaghi
Inter duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet dhe të shpresojnë në një gabim të Milan në tri ndeshjet e fundit të sezonit.
Ndersa Stefano Pioli deklaroi se e rëndësishme është që kemi 5 pikë më shumë se vitin e kaluar.
Ky është objektivi ynë, të bëjmë më shumë mirë se vjet dhe më pas të shohim, ndeshje pas ndeshjeje.
Duhet të japim maksimumin deri në fund, sepse për disa kjo mund të jetë mundësia e fundit.
Titulli? Duhet ta tregojmë në fushë që e meritojmë. Kemi cilësi dhe duhet ti tregojmë në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ai që do të fitojë, ka bërë diçka më shumë. ne synojmë maksimumin dhe mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka përfunduar Pioli.