Home Fokus I riu dyshohet se bëri vetëvrasje pasi u nda nga e dashura

I riu dyshohet se bëri vetëvrasje pasi u nda nga e dashura

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Faton Haxhaj nga fshati Greikoc i komunës së Suharekës ka vdekur sot për shkak të plagëve të marra nga një armë zjarri. Për Sinjalin rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi, i cili njoftoi se në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur një kallashnikov.

Vdekjen e 26-vjeçarit, Policia e ka iniciuar si “Vdekje të dyshimtë”, mirëpo Sinjali mëson se të gjitha rrethanat e deritanishme çojnë tek vetëv rasja.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se në bazë të pamjeve të kamerave, Haxhaj ka hyrë në një pjesë të shtëpisë dhe e ka marrë kallashnikovin, e më pas është drejtuar për tek shtalla, ku edhe dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Lexo edhe:  Gold Ag po bëhet baba për herë të dytë, flet këngëtari

Sipas të njëjtave burime, i riu nga Suhareka ka vendosur t’i japë fund jetës pasi që është ndarë nga e dashura e tij.

Këto dyshime mbetet të konfirmohen pas realizimit të autopsisë dhe analizimit të provave të mbledhura në vendin e ngjarjes.

Gjithsesi, pista që aktualisht hetuesit po ndjekin është vetëv rasja e jo vrasjja siç është raportuar në media më parë, thonë burimet e Sinjalit.

Lexo edhe:  Milioner për pak: Kjo është pasuria e Nuredin Lushtakut, i dyshuar për plagosjen e policëve

As familja nuk ka dyshime për vrasjjen e tij e as miqtë e të ndjerit.

Pjesë e hetimit është edhe analizimi komunikimeve në telefonin e viktimës, veprime këto që pritet ta zbardhin edhe motivin e vetëvrasjjes.

Rasti në Polici tashmë është hapur si hetim i vdekjes, apo vdekje e dyshimtë, por megjithatë hetuesit nuk do kufizohen vetëm në pistën e vetëvrasjjes.

Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi ka njoftuar se trupi i pajetë i Haxhajt tashmë është dërguar për obduksion në Institutin Mjekësor Ligjor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë qenë njësitet e Policisë dhe prokurori.

Lexo edhe:  Detaje ekskluzive nga aktakuza: Si ndodhi vrasja mizore e Marigona Osmanit (18+) (DOKUMENT)

You may also like