Home Fokus Kosovarja e çon në Polici djalin e vëllait: Po më kërcënon gjermanisht

Kosovarja e çon në Polici djalin e vëllait: Po më kërcënon gjermanisht

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Një rast i dh unës në familje në Fushë Kosovë është raportuar pas mesnatës nga një 43-vjeçare e cila ka deklaruar se një familjar ka ushtruar dh unë psikike ndaj saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se viktima e ka denoncuar djalin e vëllait të saj, A.B., 33-vjeçar i cili sipas saj e ka k ërcënuar në gjuhën gjermane, duke bërtitur me zë të lartë pas një mosmarrëveshje që kishte me të.

Lexo edhe:  Qeveria Kurti obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele

Për shkak të frikës dhe shqetësimit, ajo e ka raportuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se edhe më parë kanë ndodhur raste të njëjta mes tyre.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është kthyer në banesë.

Lexo edhe:  Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut dyshohet se janë arratisur në bregdetin shqiptar

You may also like