Atletico Madridi nuk duan t`i bëjnë gardën e nderit kampionit, Real Madridit.
Ekipi i Diego Simeones nuk pranojnë t`i bëjnë koridorin e nderit kampionit të sapo shpallur, në ndeshjen e cila zhvillohet të dielën në ‘Wanda Metropolitano’.
Tradita e do që ekipi kampion të mirëpritet në atë mënyrë, por njejtë nuk mendojnë lojtarët e ‘Rojiblancos’.
Mbrojtësi i Atletico Madrid, Jose Gimenez tha se do ia urojnë titullin Realit, por gardën e nderit nuk do ta bëjnë pasi kanë respekt për tifozët e tyre.
“Ne i urojmë ata, por kemi shumë respekt për tifozët tanë”, tha Gimenez.
Ndërsa kapiteni Jan Oblak nuk preferon as të bëjë apo të marrë gardën e nderit.
“Si kapiten jam një nga ata që nuk më pëlqen të jap apo të marrë gardën e nderit.
Por në fund klubi vendos dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, tha portier i Atleticos.
Real Madridi u shpall kampion, disa javë para perfundimit të sezonit në La Liga.