Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Milot Rashica pritet të largohet nga Norwich City

Milot Rashica pritet të largohet nga Norwich City

by rks2008


Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica pritet të largohet pas vetëm një sezoni nga Norwich City.

Sipas “The Sun” krerët e Norwichit do t’i shesin disa prej lojtarëve pas rënies në Championship, në mesin e të cilëve është edhe Milot Rashica.

Norwichi këtë edicion u rikthye në Premier League, por nuk arriti të mbijetojë duke e konfirmuar rënien katër xhiro para përfundimit të sezonit.

Lexo edhe:  Forbes publikon listën e sportistëve më të paguar në vitin e fundit

Renditet në pozitën e fundit në tabelë me 22 pikë të grumbulluara pas 34 ndeshjeve të zhvilluara, ku ka regjistruar vetëm pesë fitore.

Milot Rashica iu bashkua Norwichit verën e shkuar për 11 milionë euro dhe firmosi kontratë deri në vitin 2025.

Në 32 paraqitje në të gjitha garat, Milot Rashica ka dy gola e po aq asistime.

Lexo edhe:  Ata madrilenët i kanë “7 shpirtra”, sikur macet

Për 25-vjeçarin, kjo është hera e dytë rresht që nuk arrin ta shpëtojë ekipin e tij nga rënia.

Sezonin e shkuar, ai u largua nga Bundesliga me Werder Bremenin, i cili ra në Bundesliga 2.

You may also like