Home Sport Kemi shumë dëshirë për të fituar sonte kundër Liverpoolit

Kemi shumë dëshirë për të fituar sonte kundër Liverpoolit

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Villarreali do të jetë nikoqir i Liverpoolit në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Gjiganti anglez triumfoi në ndeshjen e parë në Anfield dhe për spanjollet rikthimi do të jetë shumë i vështirë, edhe pse jo i pamundur.

Për këtë sfidë ka folur trajneri i Villarreal, Unai Emery duke thënë se do të tentojnë të shkojnë në finalen e Ligës së Kampionëve, edhe pse e pranon se në ndeshjen e parë The Reds ishin superiorë ndaj tyre.

“Kemi shumë dëshirë për të fituar sonte. Luajmë mundësinë për të shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë ata ishin superior në të gjitha aspektet”.

Tutje trajneri spanjoll tha se i gjithë qyteti identifikohet me Villarrealin, por ai thotë se do ta kenë mbështetjen e madhe të tifozëve dhe do të tentojnë ta fitojnë ndeshjen.

“Jo të gjithë e ndjekin futbollin, por ka një indentifikim të madh nga ana e qytetit me ekipin. Merita i takon presidenti Roig.

Nuk do të luajmë e të kënaqemi me eliminimin, duam të fitojmë.

Duam ta përjetojmë këtë moment madhështor me të gjithë njerëzit tanë, tifozët tanë, kundër një rivali të madh”.

“Ta përmbysësh ndeshjen kur ke humbur 2-0 është shumë e vështirë. Për fatin tonë, goli jashtë fushe tani nuk vlen dyfish.

Në ndeshjen e parë faktori fushë ishte shumë i rëndësishëm për Liverpoolin, shpresoj që sonte të jetë kështu edhe për ne”, u shpreh Emery.

Villarreal dhe Liverpool takohen sonte me fillim nga ora 21:00 në Estadio de la Ceramica.

You may also like