Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Luka Modric tregon se çka duhet të bëj Real Madridi për ta mposhtur Manchester Cityn

Luka Modric tregon se çka duhet të bëj Real Madridi për ta mposhtur Manchester Cityn

by rks2008


Luka Modric ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndërmjet Real Madridit me Manchester Cityn.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve fituan “Citizens” me rezultat 4:3 javën e kaluar.

Tash, misioni i kampionit të freskët spanjoll është ta përmbysë rezultatin në “Santiago Bernabeu” dhe ta prek finalen e madhe.

Lexo edhe:  Mikel Arteta explains decision not to use Ben White after Rob Holding red card

“E dimë se çka duhet të bëjmë, do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

Duhet ta bëjmë një lojë të madhe për t’u munduar që ta arrijmë finalen.

Kemi besim të madh, e dimë se nuk e kemi bërë një lojë të madhe në Manchester, por kemi arritur megjithatë t’i shënojmë tre gola.

Lexo edhe:  Ismet Munishi flet për finalen e Champions League ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit

Kjo skuadër ka kualitet dhe karakter, jemi një klub që kemi fituar më së shumti Champions League, ky është një faktor që çon peshë shumë”, deklaroi mesfushori kroat në konferencë për shtyp.

“Duhet të hyjmë në fushë me besim, me energji dhe agresivitet dhe për ta demonstruar se jemi skuadra më e mirë në botë.

Duhet të japim gjithçka në fushë, dhe tifozët do të jenë të rëndësishëm për ne”, vazhdoi Modric, i cili foli edhe për kundërshtarin e nesërm.

Lexo edhe:  Arsenal are set to complete their first signing of the summer

You may also like