Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Veterani dhe invaIidi i Iuftës mbjellë 30 hektarë tokë, vizitohet nga Ministri Peci (FOTO)

Veterani dhe invaIidi i Iuftës mbjellë 30 hektarë tokë, vizitohet nga Ministri Peci (FOTO)

by rks2008


Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fermerin Vedat Hyseni në Ashlan të Vushtrrisë.

Teksa ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale për fermerin Vedat Hyseni, ministri Peci ka shkruar se Vedati i doli zot tokës së Ashlanit gjatë l uftës, ai po bën të njëjtën gjë tani duke i dalë zot asaj për të mos mbetur djerrinë.

Lexo edhe:  U ndanë para dy vitesh, 21-vjeçari i zë pritën ish të dashurës dhe e bën për spital / DETAJE

“Vedati mbjellë afër 90 hektarë me kultura të ndryshme bujqësore e nga këto 36 hektarë me grurë. Këtë vit falë lehtësimit të procedurave në aplikim dhe rritjes së përkrahjes financiare Vedatit do t’i rritet përkrahja e shtetit. Nëse vitin e kaluar, Vedati ka përfituar për vetëm 6 hektarë tokë të punuar nga 150€ për hektarë për kulturën e grurit; këtë vit ai do të përfitojë 474€ për hektarë për 36 hektarët e tij të punuar të tokës me qira. Ai do të përfitojë përkrahje shtesë rreth 11,600€ vetëm për kulturën e grurit.” ka shkruar Peci.

Lexo edhe:  "Pasi të dal nga këtu do t’i marr emrat e juaj dhe do të merrem personalisht me ju… e shihni kush jam unë”

Postimi i plotë:

You may also like