Home Fokus Veterani dhe invalidi i luftë mbjell 30 hektarë tokë, vizitohet nga Ministri Peci (FOTO)

Veterani dhe invalidi i luftë mbjell 30 hektarë tokë, vizitohet nga Ministri Peci (FOTO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fermerin Vedat Hyseni në Ashlan të Vushtrrisë.

Teksa ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale për fermerin Vedat Hyseni, ministri Peci ka shkruar se Vedati i doli zot tokës së Ashlanit gjatë luftës, ai po bën të njëjtën gjë tani duke i dalë zot asaj për të mos mbetur djerrinë.

“Vedati mbjellë afër 90 hektarë me kultura të ndryshme bujqësore e nga këto 36 hektarë me grurë. Këtë vit falë lehtësimit të procedurave në aplikim dhe rritjes së përkrahjes financiare Vedatit do t’i rritet përkrahja e shtetit. Nëse vitin e kaluar, Vedati ka përfituar për vetëm 6 hektarë tokë të punuar nga 150€ për hektarë për kulturën e grurit; këtë vit ai do të përfitojë 474€ për hektarë për 36 hektarët e tij të punuar të tokës me qira. Ai do të përfitojë përkrahje shtesë rreth 11,600€ vetëm për kulturën e grurit.” ka shkruar Peci.

Lexo edhe:  Nafta sot pak më lirë, publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme

Postimi i plotë:

You may also like