Home Sport E dua Real Madridin në finale

E dua Real Madridin në finale

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Mohamed Salah pranon se dëshira e tij është që ta ketë Real Madridin si kundërshtar në finale.

Liverpool dhe Salah morën mbrëmë biletën për në finalen e Champions League, pasi mposhtën Villarrealin në gjysmëfinale.

Pas ndeshjes, i pyetur nga mediat, egjiptiani Mohamed Salah ka thënë se dëshiron të përballet me Real Madridin në finale.

“Po, dua të përballem me Real Madridin”, ka thënë Salah.

“City janë skuadër shumë e fortë, kemi luajtur ndaj tyre disa herë këtë sezon.

Nëse më pyet mua personalisht, do të doja Madridin”, shtoi egjiptiani.

“Humbëm në finale ndaj tyre, kështu që dua të luaj kundër tyre dhe shpresoj ta fitojmë trofeun”, ishin fjalët e Salah.

“Ne luftojmë për gjithçka. Ne fituam një trofe, tani jemi në një tjetër finale, vazhdojmë të luftojmë në Ligën Premier.

“Katër trofetë janë objektivi tani. Ndoshta jo në fillim të sezonit. Jam gjithmonë i sinqertë dhe fokusohem në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier.

Por tani, pse jo? Pasi mundëm Cityn në gjysmëfinalen e FA Cup, mendova se ne do të fitojmë Ligën e Kampionëve këtë vit”.

You may also like