Home Fokus Halil Kastrati e Bekim Jashari befasojnë veteranin e UÇK-së që kishte kërkuar që të vizitohet nga ta (FOTO)

Halil Kastrati e Bekim Jashari befasojnë veteranin e UÇK-së që kishte kërkuar që të vizitohet nga ta (FOTO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled





Sot hoxha, Halil Kastrati dhe djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, kanë vizituar Osman Dema nga Ferizaj, të cilit i dhanë lajmin për ndërtimin e shtëpisë së re.

Për këtë vizitë ka njoftuar Bekim Jashari, i cili ka shkruar:

“Një vizitë e veçantë dhe mjaftë emocionuese te Osman Dema nga Ferizaj, të cilit bashkë me hoxhën e dashur, Halil Kastrati, i dham lajmin e shumë pritur për ndërtimin e shtëpisë së re.

Lexo edhe:  Osmani pas fitores së Akilit dhe Laurës: Çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit

Kjo familje, ditë me parë përmes një video kishte kërkuar që të vizitohet nga hoxha Halil dhe unë, andaj sot me shumë kenaqësi e vizituam dhe qëndruam për pak kohë bashkë.

Osmani, krahas zemres, në muret e “shtëpisë” së tij të vjetër e të dëmtuar aq shumë, me krenari e fanatizëm mbante fotografitë e heronjve, Komandantit Legjendar Adem Jashari, gjyshit Shaban dhe babushit Hamëzes, për të cilët na foli gjatë.

Lexo edhe:  Reciprocitet i dokumenteve ndaj Serbisë, vjen reagimi i Vuçiqit

Falë hoxhës Halil dhe donatorëve të shoqatës së tij, së shpejti kësaj familje do t’i kthehet buzëqeshja.

Bashkë!”





You may also like