Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Çmendet kosovari: Vozitë 240 km/h në zonë 100, e pëson keq nga policia (PAMJE)

Çmendet kosovari: Vozitë 240 km/h në zonë 100, e pëson keq nga policia (PAMJE)

by rks2008


Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjobitur një shofer i cili në zonë të kufizimit të shpejtësisë ku është e lejuar deri në 100km/h, i njëjti ka vozitur 240km/h.

Sipas Policisë, shoferi është gjobitur 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i automjeteve.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Loja e fatit tim - Episodi 21 - Pjesa 3

Ndryshe, javën që shkoi, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 12 mijë gjoba trafiku.

You may also like