Real Madridi dhe Liverpooli do të takohen në finalen e Champions League më 28 Maj.
Thierry Henry beson se destinacioni i Topit të Artë të këtij viti do të vendoset në finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.
Henry beson se dy favoritët kryesorë për çmimin janë Karim Benzema dhe Sadio Mane që do të luajnë në ndeshjen e finales në Paris më 28 maj.
Henry po mbështet bashkatdhetarin e tij Karim Benzeman për të fituar Topin e Artë për herë të parë në karrierë.
Megjithatë, ai beson se ylli i Liverpool, Sadio Mane është gjithashtu në garë.
“Unë ende besoj se Benzema është përpara, por nëse Sadio Mane e fiton Champions Leaguen, Premier Leaguen me Liverpoolin dmth nëse arrin ti fitoj 4 trofe këtë sezon, do të ishte favoriti. Por unë jam ende për Benzeman.”
Benzema e ka ndihmuar Realin të fitojë La Ligën dhe tani mund t’i shtojë Ligën e Kampionëve suksesit të tij këtë sezon.
Por Mane mund të fitojë një katërfish të paprecedentë me Liverpoolin dhe gjithashtu fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës me Senegalin në shkurt, atëherë ai do të ishte favoriti kryesor.
Mane është golashënuesi i dytë kryesor i Liverpool-it këtë sezon me 21 gola.