Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus I mori jetën vëllaut të tij, merret vendimi për kosovarin, ngjarja ndodhi për arsye banale

I mori jetën vëllaut të tij, merret vendimi për kosovarin, ngjarja ndodhi për arsye banale

by rks2008


Gjykata Themelore në Pejë, në rigjykim, e ka dënuar me 15 vite burgim, të akuzuarin, Asllan Nikqi, me akuzën se e ka v rarë vëllain e tij për motive pronësore.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga prilli i 2019-ës.

Poashtu, i akuzuari obligohet që në emër të procedurës penale të paguajë shumën prej 300 euro, paushallin gjyqësor prej 50 euro si dhe për fondin e viktimave të krimit të luftës, shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Lexo edhe:  Ky është ushtari i FSK-së që dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe kërcënoi Policinë – Familja e ndau foshnjën 3-muajshe nga gruaja e tij

Ndërsa, ndaj të miturit A.N, shqiptohet masa edukative e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit apo kujdestarit, në kohëzgjatje prej një viti.

Ndryshe, sipas Prokurorisë Themelore të Pejës, v rasja e tani të ndjerit M.K, nga vëllai i tij Asllan Nikqi, kishte rezultuar si pasojë e problemeve pronësore.

I akuzuari Asllan Nikqi ngarkohej se me bisht të sëpatës e ka privuar nga jeta vëllain e tij M.N, ndërsa djali i tij, i mituri A.N dyshohej për veprën penale të pjesëmarrjes në rrahje, raporton Betimi për Drejtësi.

Lexo edhe:  PIagosen dy persona në Klinë / DETAJE

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

You may also like