Jamie Carragher është shprehur me siguri se Liverpooli do ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Sipas Jamie Carragher, është me fat që Liverpooli e kanë kundërshtar Real Madridin, pasi, sipas tij, janë skuadër më e dobët sesa Manchester City.
“Los Blancos” u kualifikuan dje në një ndeshje të çmendur në “Santiago Bernabeu”.
Gjithsesi, siç duket kjo fitore dramatike nuk po i bën përshtypje ish-mbrojtësit i cili e sheh Liverpoolin fitues të kompeticionit.
“Jam i sigurt që Liverpooli do ta fitojë finalen.
Është një plus i madh që kundërshtar i Liverpoolit, është Real Madridi sepse janë ata më të dobët”, tha ai.
“Po të luante Liverpooli kundër Cityt në finale, do kishte probleme të mëdha, ndërsa me Realin do e kenë më të lehte fitoren” deklaroi Carragher.