Erik Ten Hag është i interesuar ta mbajë në skuadër Cristiano Ronaldon.
Ndryshe nga çka u shkrua në media javët e kaluara, Daily Telegraph thotë se Erik Ten Hag llogarit në Cristiano Ronaldon për sezonin e ardhshëm.
Cristiano Ronaldo do të jetë lojtar kyç i skemave të trajnerit i cili do ta marrë detyrën e re menjëherë pasi të përfundojë sezoni.
Pavarësisht vështirësive, Ronaldo ka ruajtur standardet e tij dhe ka shënuar 24 gola në të gjitha garat këtë sezon.
Ten Hag ka vendosur të bëjë shumë ndryshime në skuadër, por nuk sheh arsye për të hequr dorë nga Ronaldo.
Ronaldo ende nuk ka marrë vendimin për qëndrim, por as që ka kërkuar nga Unitedi një lëvizje diku tjetër, veçanërisht pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League.