Home Sport Mohamed Salah tregon si mund ta mposht Karim Benzeman në garën për Topin e Artë

Mohamed Salah tregon si mund ta mposht Karim Benzeman në garën për Topin e Artë

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Mohamed Salah ka folur në lidhje me trofeun individual për Topin e Artë.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në mediat e shumta në Top 3 janë Karim Benzema, Mohamed Salah dhe Robert Lewandowski.

Të tre këta futbollist po kalojnë në një sezon fenomenal me ekipet e tyre përkatëse.

Karim Benzema ka shënuar 43 gola në 43 paraqitje sa ka zhvilluar këtë sezon.

Salah ka shënuar 30 gola në 43 paraqitje gjithsej me Liverpool, ndërsa Lewandowski ka shënuar 49 gola në 44 paraqitje këtë sezon me Bayern Munich.

Kështu trofeu më prestigjioz individual do të jetë shumë vështirë të vendoset në mes kësaj treshe spektakolare.

Salah ka folur për gjasat e tij për të fituar Topin e Artë, ku tregoi se rol kryesor do të kenë trofetë e fituara këtë sezon.

“Herën e fundit unë humba sepse shënova 40 gola, por ne nuk fituam ndonjë trofe.

Kësaj radhe, numrat e mi janë të lartë dhe ne veçse kemi fituar një trofe.

Nëse i fitojmë edhe dy trofetë e radhës, mendoj se do të jem kandidat serioz dhe fituesi nuk do të dihej deri në fund”, tha Salah.

Finalja e Ligës së Kampionëve do jetë një faktor shumë i rëndësishëm, pasi përball njëri-tjetrit janë dy nga pretendentët kryesor Benzema-Salah për të fituar këtë trofe individual.

You may also like