Home Sport Rio Ferdinand dhe Peter Schmeichel tregojn arsyet e suksesit të Real Madridit këtë sezon

Rio Ferdinand dhe Peter Schmeichel tregojn arsyet e suksesit të Real Madridit këtë sezon

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Portieri legjendar i Manchester United, Peter Schmeichel, beson se Real Madridi nuk e meritonte të kualifikohej në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Liverpoolin në Paris më 28 maj.

Schmeichel shpjegoi se Los Blancos nuk krijuan shumë në ndeshjen e dytë kundër Manchester Cityt, por ishin të saktë në tre rastet e tyre duke shënuar gola.

“Real Madridi nuk e meritoi të jetë në atë finale. Ata ishin skuadra më e dobët gjatë dy ndeshjeve kundër Manchester Cityt”.

“Man City ishte në kontroll të plotë, por ishte ai moment që ne folëm për këtë.

Ne folëm sesi stadiumi mund të ishte lojtari i 12-të”, deklaroi ish portieri i njohur.

Në anën tjetër ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka thënë se arsyeja e suksesit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve është përvoja e lojtarëve.

“Asnjëherë nuk duhet të dyshoni te lojtarët në këtë ekip.

Ata kanë kaq shumë lojtarë në skuadër që kanë fituar shumë Liga të Kampionëve.

Në asnjë moment të këtij turneu nuk i keni parë në panik”, ka deklaruar ai.

You may also like