Home Fokus Ky është kosovari i parë që hyri në Njësinë Speciale të Amerikës (VIDEO)

Ky është kosovari i parë që hyri në Njësinë Speciale të Amerikës (VIDEO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Uliks Gjonaj është shqiptari i parë që është bërë pjesë e Njësisë Speciale të Amerikës.

Rrëfimin e tij, ai e ka ndarë për ATV, ku ka treguar se në vitin 2004 ka emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas një kohe Gjonaj është kyqur në fushën e sigurisë, kështu hap pas hapi deri sa është bërë pjesë e Njësisë Speciale amerikane.

“Në fakt unë jam i certifikuar në shumë disiplina apo sisteme duke filluar nga sistemi Izraelit Commando Krav Maga – Instruktor i nivelit të tetë, pastaj i certifikuar dhe i licencuar si ekspert dhe Instruktor i Instruktorëve nga Departamenti i Policisë Amerikane në këto sisteme: Police Combat, Counter-Terrorism, S.W.A.T. Training, High Risk Traffic Stops, Smart Defense, CQB Military Training, Close Protection Operations etj”.

Lexo edhe:  "Shoqet e saj më treguan për maltretimin e bërë nga Dardan Krivaqa" - Dëshmia prekëse e nënës se Marigona Osmanit (DOKUMENT)

“Pastaj me trajnimet e vazhdueshme nëpër akademi, ka ardh puna që të lajmërohem, dhe kisha dëshirë që të jem instruktor i një njësiti që është top”.

“U deshën disa testime, disa përgatitje – nuk e pata të vështirë të depërtojë, edhe besueshmëria ishte e madhe. U regjistrova, fillova trajnimet dhe pas një viti e gjysmë të jem aty”, ka thënë Gjonaj, i cili ka treguar se një pjesë të shkollimit për këtë fushë e ka kryer në Izrael.

Lexo edhe:  Kjo është maturantja që fitoi më së shumti pikë në Testin e Maturës në nivel vendi

Uliksi ka lindur në Planqor të komunës së Gjakovës. Aty ka përfunduar shkollën fillore, gjimnazin në Gjakovë dhe dy vite të fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Për me shumë ndiqni videon:

You may also like