Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Miliarderi amerikan Todd Boehly është pronari i ri i Chelseat

Miliarderi amerikan Todd Boehly është pronari i ri i Chelseat

by rks2008


Chelsea ka njoftuar këtë të shtunë se një konsorcium i udhëhequr nga miliarderi amerikan, Todd Boehly, ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë klubin.

Klubi nga Londra nuk e ka bërë të ditur ende se me cilin çmim është shitur, por besohet se është një çmim rekord.

Sipas “The Mirror”, marrëveshja për shitjen e klubit nga Premierliga kap shifrën prej 4.25 miliardë funteve.

Lexo edhe:  Goal publikon renditjen e re për Topin e Artë 2022

Chelsea edhe zyrtarisht me pronarë të rinj pritet në fund të këtij muaji.

“Pronarët e rinj të propozuar do të deponojnë 1.75 miliardë funte në investime të mëtejshme për të mirën e Klubit.

Kjo përfshin investime në Stamford Bridge, Akademi, Ekipin e Grave dhe Kingsmeadoë dhe financimin e vazhdueshëm për Fondacionin Chelsea”.

“Blutë” njoftuan se finalizimi i plotë i marrëveshjes pritet të bëhet në fund të majit.

Lexo edhe:  VIDEO/ Nuk ndalet Lionel Messi, shënon golin e dytë për PSG-në kundër Montpellier

You may also like