Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus “Nuk do ta gëzosh kurrë këtë pronë, ndaleni punën menjëherë dhe largohuni nga këtu”

“Nuk do ta gëzosh kurrë këtë pronë, ndaleni punën menjëherë dhe largohuni nga këtu”

by rks2008





Në mëngjesin e sotëm, një 43-vjeçar ka raportuar në Polici se është kërcënuar nga një person tjetër në fshatin Magjarë të Malishevës.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se viktima ka deklaruar në Polici se është kërcënuar nga i dyshuari derisa ka qenë duke punuar në pronën e tij bashkë me disa punëtorë të tjerë.

Lexo edhe:  Ky është 18-vjeçari kosovar që vodhi ‘Mercedes G Class’, pronari e ndoqi derisa e kapi (EMRI MBIEMRI)

Sipas tij, shkaku i kërcënimit ka qenë se i dyshuari nuk është pajtuar që prona të blihet nga viktima dhe kësisoj nuk e ka lejuar ta punoj tokën.

Burri 43-vjeçar ka treguar para zyrtarëve policorë se i dyshuari u ka thënë atyre “ndaleni punën menjëherë dhe largohuni nga këtu” dhe e ka kapur atë për krahu duke vazhduar me fjalë kërcënuese.

“Do t’i dërgoj njerëzit te shpia dhe nuk do ta gëzosh kurrë këtë pronë”, citohet t’i ketë thënë i dyshuari viktimës.

Lexo edhe:  “O s’e kam marrë rrogën bre…”/ Vajza në këtë qytet e bën për spital babain pasi nuk i dha para

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është kapur e më pas është ndaluar për 48 orë.





You may also like