Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Personi që i mori jetën vëllaut të tij ishte polic, detaje të reja

Personi që i mori jetën vëllaut të tij ishte polic, detaje të reja

by rks2008


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës, ku një zyrtar policor ka v rarë me armë zjarri vëllain e tij.

Klankosova.tv merr vesh se të dy janë të nacionalitetit serb.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”.

Lexo edhe:  Kosovari i shkon me revole në shtëpi fqinjit, arsyeja banale

“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

You may also like