Home Fokus “T’i qes zorrët n’tokë, zhduku prej faqes së dheut”, detaje si ndodhi ngjarja

“T’i qes zorrët n’tokë, zhduku prej faqes së dheut”, detaje si ndodhi ngjarja

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Një 40-vjeçar në Vushtrri është kërcënuar sot në mesditë nga vëllezërit e ish-bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se 40-vjeçari ka shkuar në Qendrën për Punë Sociale, për t’i dërguar dy vajzat e tij, 4 dhe 7 vjeç, të takohen me nënën e tyre.

Mirëpo, pasi ka dalë nga vetura, ai i ka parë dy vëllezërit e ish-gruas së tij, të cilët janë nga fshati Abri e Drenasit. Viktima ka kërkuar nga ta që të largohen me arsyetimin se po frikësohen vajzat, por ata kanë refuzuar.

Lexo edhe:  "Shoqet e saj më treguan për maltretimin e bërë nga Dardan Krivaqa" - Dëshmia prekëse e nënës se Marigona Osmanit (DOKUMENT)

Siç mëson Sinjali, njëri nga vëllezërit e ka shtyrë atë me dy duart dhe më pas i ka thënë “mshele gojën se t’i qes zorrët jashtë”.

Pas tij, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër, i cili i ka thënë viktimës “t’v ras, zhduku prej faqes së dheut”.

Por, në ato momente ka ndërhyrë ish-bashkëshortja e 48-vjeçarit, duke i larguar vëllezërit e saj.

Lexo edhe:  Osmani: Kurrë s’kam premtuar se marrëveshjet me Serbinë duhet të kthehen në pikën zero

Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale, ndërsa viktima është intervistuar.

Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit ende nuk janë hasur nga Policia, ndërsa është njoftuar prokurori kujdestar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Kanosje”.

You may also like