Home Sport Cristiano Ronaldo po e përjeton sezonin më të keq në karrierë

Cristiano Ronaldo po e përjeton sezonin më të keq në karrierë

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Cristiano Ronaldo nuk e ka pasur të lehtë dhe është gati të mbyllë një nga sezonet e tij më të këqija, pavarësisht se është golashënuesi më i mirë i Manchester United këtë sezon me 24 gola në 37 paraqitje.

Ronaldo dhe Manchester United janë jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, madje mund të jenë edhe jashtë Ligës së Evropës, pasi West Ham ka dy ndeshje më pak dhe është gjashtë pikë prapa Djajve të Kuq.

Që kur bëri debutimin e tij me klubin portugez Sporting CP në sezonin 2002-03, Cristiano Ronaldo ka luajtur gjithmonë në Ligën e Kampiovëve.

Portugezi tani do të duhet të vendosë për të ardhmen e tij, pasi nuk i ka munguar asnjëherë në garën më të mirë në Evropë.

Për ta luajtur, ai do të duhet të largohet nga klubi anglez dhe të kërkojë horizonte të reja.

Thashethemet e çojnë te PSG, edhe pse sipas The Telegraph, portugezi nuk mendon të largohet nga Liga Premier sezonin e ardhshëm.

You may also like