Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dhënë komentet e tij në lidhje me ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.
Liverpooli kanë bërë një hap fals në garën për titull të Premier Ligës, pas barazimit të mbrëmshëm kunder Tottenhamit.
Loja e fokusuar vetëm në mbrojtje, siç bëri Tottenham nuk i ka pëlqyer gjermanit.
“Më vjen keq, ndoshta jam personi i gabuar që flas për mbrojtjen e Tottenhamit, por nuk më pëlqen ky lloj futbolli.
“Kjo është një pikë me rëndësi, sepse tash kemi 1 pikë më shumë, sesa që kishim javën e kaluar. Tash jemi ne krye te tabeles.
“Dëshira ime është që Manchester City ti humb të gjitha ndeshjet e mbetura, dhe ne të bëheshim kampion, por e di që kjo nuk është e mundur.
Jurgen Klopp i ka kritikuar lojtarët pas barazimit kundër Tottenhamit, duke ju thënë se po silleni sikur jeni në ndonje funeral.
Pas barazimit Liverpooli janë përkohësisht në vendin e parë me 83 pikë, aq sa ka edhe Manchester City por ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.