Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Gerard Pique flet për dyshen Kylian Mbappe dhe Erling Haaland

Gerard Pique flet për dyshen Kylian Mbappe dhe Erling Haaland

by rks2008


Gerard Pique ka bërë një krahasim mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Mbappe dhe Haaland shihen si dy lojtarët me të ardhmen më të ndritur në botën e futbollit.

Dyshja pritet të jenë ata që përcjellin rivalitetin e Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ndonëse vështirë se do të prekin ato nivele.

Për dy lojtarët ka folur Gerard Pique, i cili tha se Mbappe është më i kompletuar sesa sulmuesi norvegjez.

“Ata janë dy nga lojtarët më të mirë aktualisht. Janë të rinj dhe të dy kanë potencial për ‘Topin e Artë’, ka thënë Pique.

Lexo edhe:  Gjyqtarët shkatërruan lojën tonë të bukur

“Mendoj se Haaland është sulmues më klasik, i fuqishëm dhe shënon shumë gola.

Mbappe është lojtar më komplet – mund të luajë si anësor ose sulmues”, ka shtuar ai.

“Nuk kisha mundësinë të luaja kundër Haaland, kam luajtur kundër Mbappe. Është e vështirë të zgjedhësh në mes tyre”, ishin fjalët e qendërmbrojtësit.

Kylian Mbappe lidhet me një transferim te Real Madridi, kurse Haaland shihet më afër me Manchester City.

Lexo edhe:  Paul Merson has identified who is to blame for Arsenal’s defeat to Spurs

You may also like