Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus “Kur të vij në shtëpi kam me ju kallë të gjithëve”, kjo i ndodhi 32 vjeçarit

“Kur të vij në shtëpi kam me ju kallë të gjithëve”, kjo i ndodhi 32 vjeçarit

by rks2008


Një 32-vjeçar nga fshati Pjetërshticë i Shtimës, është arrestuar mbrëmë pak para mesnatës.

Sinjali mëson se mbrëmë rreth orës 23:38, Policia e Kosovës është njoftuar për një rast dh une në familje, që kishte ndodhur në atë fshat.

Me të marr informacionin, Patrulla policore së bashku me shefin e operatives, kishin arritur në lokacion dhe kanë kontaktuar viktimën (emër i njohur për redaksinë) e moshës 61 vjeçare.

Lexo edhe:  Ky është punëtori i Neptunit që u arrestua, përfitoi mijëra euro nga kartelat e klientëve (FOTO)

Siç mëson Sinjali nga burime brenda Prokurorisë, viktima ka deklaruar se është suImuar fizikisht nga djali i tij 32 vjeçar.

Burimet e Sinjalit në Prokurori tutje thonë se deri te dh una në familje kishte ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje familjare rreth një veture që i dyshuari pretendon se e kishte blerë.

I dyshuari i cili punon në botën e jashtme, përmes telefonit e kishte kanosur babain e tij me fjalët “kur të vij në shtëpi kam me ju kallë të gjithëve, me shtëpi dhe veturë”.

Lexo edhe:  Nuk e keni parë kurrë, kjo është Adelina vajza nga martesa e parë e Sabriut (FOTO)

Deri tek rrahja zënka kishte ardhur kur i dyshuari kishte shkuar në shtëpi për ta kërkuar veturën mirëpo babait i tij nuk ia kishte dhënë e që i dyshuari merr një lopatë për ta hapur derën e garazhës ku edhe e kishte dëmtuar atë.

Me rastin është marr njësiti i dh unës në familje ku edhe është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelorë në Ferizaj.

Lexo edhe:  “Jam gati të vdes për ty, për këtë punë s’të fal se të kam paralajmëru”, kështu nisi konfIikti mes vëllezërve (VIDEO)

I dyshuari është ndaluar për 48 orë në Qendrën e ndalimit në Gjilan, rasti po trajtohet nga Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime.

You may also like