Home Fokus Shkoi tek motra, dhendrri e godet pas shpine, kështu i mori jetën kosovarit

Shkoi tek motra, dhendrri e godet pas shpine, kështu i mori jetën kosovarit

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Një rast tragjik ka ndodhur dje në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj ka mbetur i vdekur si pasojë e pIagëve të marra.

Burime të Veriu.info nga familja e të ndjerit në Kosovë, bëjnë të ditur se viktima është 44 vjeçari B. N. ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga dhëndrri i tij, i cili dyshohet se e ka goditur pas shpine.

Si mësohet viktima është nisur të shkoj tek e motra, por që pasi është takuar me burrin e motrës, ky i fundit e ka suImuar me thikë duke i shkaktuar pIagë vdekjeprurëse.

Lexo edhe:  Ky është personi që dyshohet se plagosi dy personat në Pejë (FOTO)

Veriu.info merr vesh se viktima është me prejardhje nga fshati Kastriot (ish Kostërc), komunës së Skenderajt,
ndërsa dorasi është nga fshati Klinë i po të njëjtës komune.

Familja e viktimës në Kosovë e ka hapur derën për ngushëllime, ku vëllau i të ndjerit ka bërë këtë postim:

-Selam alejkum familiar miq e dashamirë, ju njoftojmë se: kemi hapur të pame për vllaun tonë B. N.

Lexo edhe:  Plagosen dy persona në Pejë, njëri nga ta në gjendje të rëndë (DETAJE)

-E pamja fillon prej sot e deri të martën,

Për burra rr.Isa Kastrati, përkatësisht rr.Sali Nivica.

Ndersa per gra, rruga Isa kastrati, përkatësisht Shyt Mareci, që të dy adresat e kanë afër Shkollën fillore “Iliria” br. I diellit!

Vizitat e juaja për ngushllime na nderojnë.

Me rrespekt familja Nimanaj!!

You may also like