Milani është mysafir i Hellas Veronas në Marcantonio Bentegodi Stadium për ndeshjen e javës së 36-të në Serie A.
Rossonerët duhet të arkëtojnë pikë të plota në mënyrë që të rikthejnë kreun e tabelës, ku aktualisht ndodhet Interi me një pikë më shumë.
Verona ndodhet prapa zonës evropiane, edhe pse matematikisht është ende në garë, prandaj Milani mbetet favorit për të triumfuar.
Milani: Maignan, Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez, Tonali, Kessie, Saelemaekers, Krunic, Leao, Giroud.