Home Fokus Ish-komandanti i UÇK-së tregon si i hyri në zyre, e pIagosi afër zemrës dhe e la të paralizuar Baboviçin (VIDEO)

Ish-komandanti i UÇK-së tregon si i hyri në zyre, e pIagosi afër zemrës dhe e la të paralizuar Baboviçin (VIDEO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Në fund të viteve të ’80-ta kishin shpërthyer demostratat e shqiptarëve ndërsa dh una e serbëve kishte filluar të rritej. Në këto kohë të tensionuara, një aktivist i jashtëzakonshëm bëhet lajm i jashëzakonshëm në mediat botërore, shkruan GazetaDemos.

Bëhet fjalë për Naser Shatrin, njërin ndër aktivistët e zëshëm, ish-komandanti i Policisë Ushtarake të UÇK-së dhe njëherit dhe gardian e burgut në Kroaci.

Shatri në emosionin n’Demos ka shpalosur shumë detaje ku foli që nga aktivitetet e tyre të para në sherbim të vendit tonë e deri tek lufta çlirimtare e UÇK-së.

Rrëfimin e tij ai e fillon duke treguar situatën e rëndë që e kaloi teksa shërbente si gardian burgu ku pa edhe teksa torturoheshin e pIagoseshin shqiptarët e arrestuar.

“Në vitin 1997 jam pranuar si gardian i burgut, atëherë ka qenë një situat më ndryshe. Megjithatë një gardian i pavlerë mund ta quaj, arrita te punojë në Kroaci. Mburrem me punen që jam përpjëkur ta bëjë sepse ka qenë shumë e veshtirë, prandaj edhe ra në sy qëndrimi im ndaj të dënuarve sidomos atyre politik, dhe më larguan nga puna e gardianit”.

“Në vitet e ’80-ta perdorimi i dh unes ndaj të burgosurve ka qenë i ndaluar me ligjin mbi eksekutimin e sanksioneve penale. Fatkeqësisht kemi pas edhe gardian shqiptarë të cilët nuk janë sjell mirë. Në Goli Otok, unë kam shkuar në vitin 1981, aty ka pas edhe të denuar politik shqiptarë, shumica sot janë gjallë, sepse kanë qenë të rinj. Ka qenë shumë e vështirë edhe për mua, sidomos në raste speciale kur të dënuarit shqiptarë edhe keqtrajtoheshin”.

Lexo edhe:  Reciprocitet i dokumenteve ndaj Serbisë, vjen reagimi i Vuçiqit

“Ne si familje, edhe tre vëllezërit e mi u arrestuan, Skenderi, Enveri dhe Nustreti. Skenderi ishte student, ndërsa dy të tjerët ishin në shkollën e mesme. Në Goli Otok të Kroacisë erdhi një shkresë që unë jam i papërshtatshëm për punën ë gardianit dhe më larguan. Më vonë shkova për Suedi”.

Pasi përjashtohet nga puna si gardian, Shatri merr rrugën për në Suedi.

“Naim e Nasim Hardinajn, Shefki Llomani, Xhabir Zharkun, Gëzim Bekteshin dhe Ismajl Rugovën kanë qenë veprimtarët të cilët i kam kontaktuar në Suedi. Nga Xhaferi kam marr materialet të cilat i kam nisur për në Kosovë, sepse kemi qenë të organizuar në grupin Komunistë të UÇK-së, është quajtur një organizatë revulucionare në kuader të Lëvizjes për Republiken e shqiptarëve në Kosovë. Kam qenë një aktivist shumë i lëvizshëm. Kam pasur fatin ta kaloj kufirin e Jugosllavisë me material shumë të rrezikshëm për ish-Jugosllavinë”.

Qëllimi i tij për t’i dal në ndihmë shtetit të tij në disa forma të ndryshme bie në sytë e UDB-së, kryesisht Inspektorit Baboviç i cili kishte vendosur edhe ta eleminonte Shtrin në rast se ky i fundit nuk pranon të bashkëpunojë me forcat serbe.

Pasi UDB-ja dëgjon për Shatrin, fillojnë edhe takimet e tyre për të cilat Shatri nuk e dinte se për cfarë po zhvilloheshin.

Lexo edhe:  Ky është djali i Nuredin Lushtakut që po kërkohet nga policia (FOTO)

U zhvilluan dy takime, teksa takimi i tretë ishte ai ku ngjarja merrë kthesë të madhe. Ish-ushtari i UÇK-së në zyren e Baboviçit, pikërisht drejt ti, shkrep disa plumba (thuhet që janë shkrepur 6) pasi që nuk pranoi të punonte për sherbimin serbë.

“Filluan pyetjet e mundimshme të tyre, gjendja erdhi duke u acaruar, fillova edhe unë të pyes se çfarë po duan nga unë. Ai më kërcënoi, më tha se ne e dim se çfarë duam. Me të treguar të drejten, unë e nxita dh unën.

Ai (Baboviçi) ka kërkuar bashkëpunim. Unë i thash që nuk e pranoj atë punë të pisët dhe nuk kam se çfarë të iu ndihmojë juve”, tregoi kështu Shatri, fillimin e tensioneve mes tij dhe Baboviçit.

Pastaj tensionet dregraduan edhe në dh unë, ku mes tyre pati përleshje fizike.

“Kur i thash ajo është punë e pisët për mua, atij i erdhi rëndë, u çua dhe u kacafytëm. Fillimisht u përpoq të më bie, por edhe unë ia ktheva. I shkëmbyem disa “shpulla”. Ai gaboi rëndë, sepse unë isha sportisë atëhërë”, tha ai.

Shatri gjithashtu tregon edhe momentin kritik kur edhe e pIagosi Baboviçin për ta lënë të paralizuar për gjithë jetën e tij.

“E nxori një revole, ishte “Magnum”, unë kisha përvoj në xhudo shumë, sepse kisha ushtruar gjatë jetës sime. Luajtëm “Maca dhe miu” në zyre siç thonë dhe pas një perleshje disa sekondshe ai ra për tokë.

Lexo edhe:  Temperatura deri në 34 gradë, ky është parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Thonë qe janë shkrepur 6 pIumba, unë pjesërisht e kam pasë revolen e tij në dorë, ai është pIagosur keq. Nuk jam pishman. Ishte e sekondit që unë ia kapa dorën, pIumbi i parë e goditi tavolinën, ndërsa tjerët…thonë që dy pIumba e kanë goditur atë, ndërsa sipas ekspertizës së Suedisë thonë që pIumbi e ka kapur këtu (prek gjoksin, afër zemrës) dhe i ka dalë në kurriz. Nuk e di a jeton por ka qenë i paralizuar dhe nuk më vjen keq për atë punë“, tha ish-ushtari e veprimtari i UÇK-së, Naser Shatri. /GazetaDemos/

Rrëfimin e tij se si arriti të ikën nga kjo zyre ku ndodhi kjo pIagosje e rëndë, mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

You may also like