Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, kalimi i Erling Haaland te Man.City është punë e kryer

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, kalimi i Erling Haaland te Man.City është punë e kryer

by rks2008


Erling Haaland do ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Futbollisti norvegjez do të largohet nga Borussia Dortmundi, ku e pati një eksperiencë të jashtëzakonshme deri tash.

Mediat gjermane shkruajnë se ish-futbollisti i Salzburgut ka arritur tashmë marrëveshje me Manchester Cityn.

Sipas gazetarit David Ornstein, gjithçka është e kryer sa i përket transferimit të Haalandit në “Etihad Stadium”.

Gjithçka mund të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, teksa Haaland do të përfundojë tek kampioni aktual anglez.

Lexo edhe:  Mohamed Elneny reaffirms Arsenal future

Haaland duket se ai ka vendosur t’i ndjek hapat e babait të tij, i cili kishte luajtur gjithashtu në Manchester City.

Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian.

You may also like