Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport 7 lojtarët që pritet të transferohen te Barcelona gjatë verës

7 lojtarët që pritet të transferohen te Barcelona gjatë verës

by rks2008


Barcelona po përgatitet për një merkato jashtëzakonisht aktive gjatë verës.

Xavi ka bërë një punë të mirë duke e kthyer skuadrën në pozitën e dytë në tabelën e La Liga, por për të synuar titullin e kampionit sezonin tjetër duhet të bëjnë ndryshime.

Trajneri i ‘Blaugranave’ beson se duhet bërë intervenime në shtatë pozita dhe shtatë emra tashmë përmenden si mundësi.

Lexo edhe:  David Seaman gives verdict on Mikel Arteta after Arsenal top-four blow

Cesar Azpilicueta, Andreas Christensen dhe Marcos Alonso janë emrat që përmenden për fazën e mbrojtjes.

Martin Zubimendi nga Real Sociedadi dhe Franck Kessie nga Milani janë dy lojtarët që pritet të përforcojnë repartin e mesfushës.

Kurse, për sulmin, Robert Lewandowski nga Bayerni dhe Raphinha nga Leeds Unitedi janë dy lojtarët që shihen si të duhurit.

Lexo edhe:  Duhet një fitore e jona dhe një humbje e Milanit

Me Christensen dhe Kessie thuhet se veç është mbyllur marrëveshja, kurse për emrat e tjerë i mbetet punë skuadrës së Barcelonës.

You may also like