Home Fokus “Do e kallim Spitalin” dhe kjo do të ndodhë rreth orës 18:00 / DETAJE

“Do e kallim Spitalin” dhe kjo do të ndodhë rreth orës 18:00 / DETAJE

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled


Sot rreth orës 12:00 në emailin e Spitalit Amerikan në Prishtinë është pranuar një kërcënim serioz, i cili dyshohet se vjen nga vëllai i një pacienti (emër i njohur për redaksinë), si rezultat i pakënaqësisë së tij për trajtimin dhe koston e paguar në këtë Spital, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali nga Spitali Amerikan bëjnë të ditur se me emailin kërcënues është paralajmëruar se “do ta kallim spitalin” dhe se kjo do të ndodhë rreth orës 18:00.

Lexo edhe:  “Kemi vrarë fëmijë, gra e burra në Kosovë”, serbi rrëfen krimet e bëra të Serbisë në Kosovë (VIDEO)

Ky kërcënim sipas këtij burimi, është marrë seriozisht nga menaxhmenti i spitalit, të cilët përmes juristes së tyre, rastin e kanë denoncuar në Polici.

Kujtojmë se edhe në të kaluarën janë raportuar disa raste ku familjarë të pacientëve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me trajtimin në këtë Spital, e po ashtu ankesa janë dërguar edhe tek Oda e Mjekëve të Kosovës, ku janë zhvilluar procedura disiplinore kundër mjekëve të këtij Spitali.

Lexo edhe:  Publikohen fotografitë, Tayna kapet mat me futbollistin italian

You may also like