Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Dy vëllezërit kishin shkuar për ta takuar motrën, kështu ndodhi ngjarja tragjike (VIDEO)

Dy vëllezërit kishin shkuar për ta takuar motrën, kështu ndodhi ngjarja tragjike (VIDEO)

by rks2008


Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Gjermani, në momentin kur motra ishte duke u përshëndetur me vëllëzërit e saj.

Familja Nimanaj nga Skenderaj ka hapur dyert për ngushëllime gjatë së dielës për familjarin e tyre B.N.

Viktima që jetonte në Landshut të Gjermanisë raportohet se vdiq pasi u godit me thikë nga dhëndëri A.J.

Lexo edhe:  Ky është 67-vjeçari kosovar që u gjet i vdekur në shtëpi, jetonte i vetëm (FOTO)

Dyshohet se deri tek kjo ngjarje tragjike erdhi si rezultat i mosmarrëveshjeve të momentit në mes dy palëve.

Ngjarja kishte ndodhur në Mainburg tek shtëpia e të dyshuarit A.H.

Sipas burimeve të T7 dy vëllezërit kishin shkuar për ta takuar motrën, derisa akti kishte ndodhur kur familjarët ishin duke u përshëndetur para shtëpisë saktësisht tek garazhi.

Lexo edhe:  Ky është ushtari i FSK-së që dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe kërcënoi Policinë – Familja e ndau foshnjën 3-muajshe nga gruaja e tij

Në ato momente dhëndëri goditi për vdekje vëllain e bashkëshortes.

Tutje, duke ju referuar të njëjta burimeve, thuhet se mes dy palëve nuk ka pasur më herët mospajtime të tipit: borxhe apo çështje të tjera.

Megjithatë është bërë e ditur se kohëve të fundit, i dyshuari A.J nuk ishte mirë në aspektin mendor.

Trupi i viktimës pritet të sillet në Kosovë të mërkurën ose të enjten derisa tashmë i ndjeri pas vetës ka lënë dy fëmijë dhe gruan.

Lexo edhe:  “Kur t’vi ka me t’i faru të gjithë, në qershor m’ki aty”, mërgimtari nga Suedia nxehet keq

You may also like